Lajme
Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb, pasi ai takoi ministrin rus
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e ka anuluar një takim të paraparë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, të premten në Beograd, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer.
Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviq e mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.
Më herët të premten, shefja e KE-së u takua me presidentin e Serbisë, me të cilin bisedoi për rrugën e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Vuçeviq u takua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov, në kryeqytetin serb të premten, në ditën kur von der Leyen po qëndron në Serbi si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Qeveria serbe tha se Vuçeviq dhe Reshetnikov biseduan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve.
Reshetnikov është në mesin e një numri zyrtarësh nga Moska që janë nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që nisi më 2022.
Reshetnikov tha se Moska e “çmon politikën e balancuar” të Serbisë dhe qëndrimin e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, sipas njoftimit.
Në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, thuhet se kryeministri, duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, ka thënë se Serbia “përkundër presioneve të mëdha udhëheq një politikë të lirë dhe të pavarur” dhe se ka bashkëpunim të mirë si me Rusinë ashtu edhe me Bashkimi Evropian, Kinën dhe vende të tjera.
Serbia thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por ajo nuk po pranon të rreshtohet përkrah Bashkimit Evropian – pjesë e të cilit synon të bëhet – për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.
E-Diaspora
-
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë Në Slloveni, gjuha shqipe po vazhdon të mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës së komunitetit... -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri -
Lituani
Kosova shkëlqen në EMO 2026: Ajan Hajrullahu fiton medaljen e bronztë në Lituani
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët Treguesit ekonomikë në Zvicër kanë shënuar përmirësim të lehtë, megjithatë perspektiva e përgjithshme për ekonominë vazhdon... -
BE mbështet ndryshime të mëdha për përfitimet e papunësisë – Zvicra mund të preket financiarisht -
A mund ta bëjë Zvicra më të sigurt blerjen në platformat e huaja? -
Tymi pasiv: Gjeneva nis një fushatë ndërgjegjësimi në tarracat e saj -
Zvicra përballet me rrezik thatësire këtë verë














