Kosova
Kosovarët ankohen: Policia në Shqipëri na gjobit pa njoftuar, tani na bllokon edhe hyrjen në pikat kufitare
Kosovarët dënohen në trafik prej radarëve e nuk njoftohen për gjobat nga shteti shqiptar
Qytetarë të Kosovës janë ankuar se për dënimet për kundërvajtje që po i marrin me radarë rrugorë në Shqipëri nuk po njoftohen as nga Policia e Shtetit e as nga ajo e Kosovës. Për pasojë, dënimet po u rriten me kamatë ditore prej 2 për qind. Për gjobat e papaguara, të shqiptuara pa dijeninë e tyre, qytetarëve nuk po u lejohet hyrja në shtetin shqiptar me veturën e njëjtë. Për mungesën e njoftimit e të bashkëpunimit institucional Kosovë – Shqipëri, nuk dhanë përgjigje autoritetet e asnjërës palë.
Më 11 shtator tek po udhëtonte nëpër Shqipëri, Lulzim Cakolli, qytetar nga Kosova, u fotografua nga radarët rrugorë, duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Në aksin rrugor Laç-Thumanë, shpejtësia e lejuar ishte 90 kilometra në orë, të cilën Cakolli e tejkaloi për 37 më shumë. Këtë kundërvajtje e mati pajisja e quajtur “Poliscan”, në bazë të së cilës Cakollit iu shqiptua një gjobë prej 300 mijë lekësh që konvertohet në 304 euro e gjysmë. Por, për gjobën që mori nga shteti shqiptar, Cakolli nuk u njoftua deri para disa ditëve kur deshi të hynte në Shqipëri për kalim transit në Mal të Zi, por u kthye prapa.
“Domethënë nuk e kam ditur unë që kam gjobë deri të premten kur jam nisë për të shkuar në Mal të Zi… Edhe unë kur kam hi në kufi, në Morinë, aty diku kah ora 20:30-20:45 kështu, më tha polici që ti s’mundesh me hy në kufi, nuk mund të hysh në territorin shqiptar, kerri s’mundet me hy se unë po, shkaku i dënimit”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











