Kosova
Kosova kërkon reagimin e BE-së pas vendimeve të fundit të qeverisë së Serbisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia po vazhdon ta pengojë procesin e dialogut duke shkelur parimet e marrëveshjeve mes dy shteteve, së fundi duke miratuar një projektligj përmes së cilit e ka shpallur Republikën e Kosovës “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.
“Përmes lëvizjeve të veta në terren, duke përfshirë nxitjen e përshkallëzimeve në 3 vjetët e fundit, sulmin në Banjskë, sulmet kundër institucioneve tona, inkursionin në territorin tonë dhe rrëmbimin e policëve, barrikatat në veri, MIG-ët që fluturojnë pranë kufirit tonë, vënia e ushtrisë në gatishmëri të plotë dhe të lartë luftarake dhe tani, me projektligjin për përndjekje të paraqitur dje, konstruktiviteti i saj i rremë vazhdon të ekspozohet”, ka shkruar ai në platformën X.
Bislimi ka pyetur se cili është perceptimi i Bashkimit Evropian karshi Serbisë.
“Ai perceptim ku ajo pabesueshëm përpiqet të shfaqet si ‘konstruktive’ duke deklaruar përkushtimin e saj në proces, apo ai që miraton projektligje të tilla dhe vazhdimisht shkel marrëveshjet dhe cenon integritetin dhe sovranitetin tonë territorial? BE-ja si ndërmjetës duhet të përgjigjet dhe të reagojë me vendosmëri”, ka shkruar tutje Bislimi.
Në projektligjin e qeverisë serbe thuhet se ofrohet mbështetje financiare për të papunët, gjegjësisht ata mbi 65 vjeç që nuk kanë ushtruar të drejtën e pensionit, “me qëllim të mbijetesës së tyre në atë territor dhe inkurajon ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, me theks në zhvillimin demografik, ekonomik dhe kulturor”.
Në të njëjtën mbledhje qeveria serbe miratoi edhe një projektligj për, siç ka thënë ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër Zvicra ndryshon rregullat, shtetasit franko-zviceranë nuk i shpëtojnë më ushtrisë... -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it -
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026












