Lajme
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
Të shtunën, më 2 nëntor, nga ora 18:00 na pret një mbrëmje e madhe e boksit në Austri. Dueli i mbrëmjes: Boksieri shqiptar që jeton në Austri, Bernardin Jakaj do të ndeshet kundër polakit Michal Ludwiczak
Një mbrëmje e madhe e boksit do të zhvillohet të shtunën me 2 nëntor në Maria Enzersdorf (pak kilometra larg Vjenës).
Eventi, edhe kësaj radhe organizohet nga kompania “SimbaSports” dhe promotori tashmë i njohur, ish boksieri shqiptar, Shpëtim Shala.
Në program të kësaj nate, do të zhvillohen 9-të meqeprofesioniste. Prej 9-të meçeve, gjashtë boksierë janë shqiptar nga Kosova.
Meçi kryesor i këtij eventi do të jetë mes boksierit BernardinJakaj dhe polakut Michal Ludwiczak.
Organizatori i kësaj mbrëmje, Shpëtim Shala për albinfo.at, tregon meçet që do të zhvillohen të shtunën.
“Në program janë nëntë meçe në boksin profesionist. Prej 9 meçeve në 6 prej tyre do të jenë protagonist shqiptar nga Kosova. Meçet e shqiptareve që duhet me u veçuar janë: Dueli i kategorisë së rënd Habib Vuçitërna kundër polakut, MarcinRekowski, i cili i ka 19 fitore (16KO) dhe vetëm 5 humbje. Kjo do të jetë një sfidë e vërtet e Vuçitërnës i cili i ka 11 meçe, mes tyre 10 fitore”.
Boksieri tjetër shqiptar, Dielli Vranoci i cili deri më tash është i pamposhtur, në peshën “Super Welterweight” do të ndeshet kundër boksierit profesionist nga Uruguai, Jose EdgardoPerdomo.
“Perdomo do të jetë një test i mirë për Dielli Vranocin i cili është i pamposhtur në 12 duele, dhe e përfaqëson Kosovën nëarenat ndërkombëtare”, ka thënë ai, teksa ka shtuar në vijim: “ Në meçin kryesor të mbrëmjes, një nder boksierët më të mirëaktualisht në Austri, Bernardin Jakaj, do të ndeshet kundër polakut Michal Ludëiczak”, ka shtuar organizatori Shala.
“Mbrëmja e boksit” mund të shihet drejtpërdrejt në ORF ON të shtunën, 2 nëntor nga ora 18:00 ndërkohë ORF SPORT + fillon transmetimin e drejtpërdrejtë në orën 20:15.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











