Lajme
Kurti të dielën takoi mërgatën në Austri, u bën thirrje të investojnë në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dielën bashkatdhetarët dhe miqtë e Kosovës në organizimin e Ambasadës së Kosovës në Austri. Së bashku me kryeministrin Kurti ishte edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kurti në takim theksoi që Austria është një vend partner, aleate e mike e Republikës sonë, e cila ka kontribuar edhe historikisht, edhe aktualisht, edhe sa i përket mbrojtjes e sigurisë sonë, por edhe sa i përket ekonomisë e kulturës, për çka shteti dhe populli i Kosovës janë gjithmonë mirënjohës. Me këtë rast, ai u shprehu mirënjohje edhe mysafirëve nga Austria dhe pjesëtarëve të grupit të miqësisë Kosovë-Austri që ishin të pranishëm mbrëmë në këtë organizim, dukë dëshmuar kështu raportet e mira dhe miqësinë që vazhdon.
“Politikanë, aktivistë austriakë që nga vitet ’90-ta e deri në kohët e fundit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë emra aktivë për opinionin publik në Kosovë. Me këtë rast, unë kisha dashur të theksoj Alois Mock, i cili si ish-ministër i Punëve të Jashtme, u bë zë i fuqishëm për vendin dhe popullin tonë në vitet e ’90-ta, e po ashtu edhe ish-kancelari Franz Vranicki, e veçanërisht zëvendëskancelari i tij, Erhard Busek, e natyrisht edhe diplomatë si, Fürst Albert Rohan, aktivistë edhe intelektualë si, Christine von Kohl, e deri tek parlamentarët evropianë të kohëve të fundit si, Ulrike Lunacek e Lukas Mandl”, u shpreh ai.
Kryeministri Kurti tha se lidhjet janë historike, janë kulturore dhe se është i lumtur që përveç mbështetjes politike me Austrinë, edhe lidhjet ekonomike edhe tregtare janë duke u rritur.
“Eksportet dhe importet ndërmjet dy vendeve tona, ndërmjet Kosovës dhe Austrisë janë gjithnjë duke u shtuar, ndërkaq sipas Bankës Qendrore të Kosovës, është duke iu afruar gjysmë miliardi eurove shuma e investimeve direkte austriake në vendin tonë. Më Austri e kemi rrjetin e bizneseve shqiptare të diasporës në Austri, ndërkaq në Kosovë e kemi Zyrën Komerciale të Odës Ekonomike të Austrisë”, tha ai.
Duke përmendur shembuj dhe histori të suksesit të investimeve të mërgatës sonë, dhe mundësitë që Kosova ofron bashkë me mbështetjen që Qeveria jep përmes Dritares së Investimeve të Diasporës, kryeministri u bëri thirrje që të vazhdojnë të investojnë në vendin tonë dhe të hulumtojnë mënyra e mundësi sesi mund të ushtrojnë profesionet e tyre edhe në Kosovë.
Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Gërvalla nga aty u bëri thirrje bashkatdhetarëve tanë të regjistrohen në kuadër të procesit të regjistrimit online të popullsisë që po vazhdon për diasporën tonë deri në fund të vitit, duke theksuar rëndësinë e të dhënave nga regjistrimi në planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve për ta nga ana e institucioneve tona siç është mësimi i gjuhës shqipe. Ajo gjithashtu u bëri thirrje bashkatdhetarëve tanë që të regjistrohen për votim për mërgata në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës që në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë mund ta bëjnë fizikisht apo përmes postës në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës. Zëvendëskryeministrja Gërvalla falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe për punën e palodhur të gjithsecilit prej bashkatdhetarëve tanë ndër vite.
Në Austri llogariten të jenë afër 100,000 qytetarë nga Kosova që jetojnë, punojnë e studiojnë në Austri dhe që kontribuojnë për të dyja vendet.
E-Diaspora
-
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës do të jenë nikoqire të një muaji të mbushur... -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër ekzistojnë mbi 300 mijë bunkerë për mbrojtje civile Sistemi unik zviceran i strehimit emergjent mbulon pothuajse të gjithë popullsinë dhe konsiderohet ndër më të... -
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025






















