Kosova
Dy të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Klinë
Mbrëmjen e së mërkurës, nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur dy të vrarë në një lokal në qendër të Klinës.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person.
“Në orën 17:17 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në sheshin Mujë Rugova, në Klinë. Menjëherë policia dhe emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi ndërkohë që një tjetër, fillimisht është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Klinë e pastaj në urgjencën e spitalit rajonal të Pejës. Një i dyshuar është arrestuar”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
I plagosuri ka vdekur pas transferimit në spitalin e Pejës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












