Kosova
Osmani: Kosova mund të zbatojë njëanshëm marrëveshjet, nëse ka garanci nga ndërkombëtarët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka lënë të hapur mundësinë që Kosova ta zbatojë njëanshëm Marrëveshjen bazë të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.
Sipas saj, në rast se ka garanci nga ndërkombëtarët se në këmbim do të përfitojë njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Është qëndrim vetëm imi, jo domosdoshmërisht i institucioneve të tjera. E kam thënë, ka të bëjë me mënyrat të cilat ne i kemi shfrytëzuar në vitin 2007-2008. Atëherë kur Serbia nuk zbatonte, ne e kemi pasur me marrëveshjen tonë me partnerët, me aleatët, edhe pse Kosova pakon e Ahtisaarit e kishte zbatuar në mënyrë të njëanshme, ajo çfarë kishte përfituar ishte pavarësia, njohjet, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare. Në qoftë se partnerët ndërkombëtarë janë të interesuar që ne të ulemi me ta dhe zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Kosovës të lidhet me përkrahje ndërkombëtare, garanci të sigurisë, njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kjo është një situatë e re”, ka theksuar Osmani.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud















