Kosova
Maqedonia e Veriut e Kosova me një pikë të përbashkët kufitare, të hënën mbahet mbledhja ndërqeveritare
Të hënën Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, mbledhjen e parë jashtë kufijve do ta mbajë në Prishtinë, përkatësisht mbledhje ndërqeveritare me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Siç informon zëvendëskryeministri Arben Fetai, kjo mbledhje mes dy qeverive është një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal.
“Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës: Protokolli për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona. Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon. Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve”, ka njoftuar Fetai .
Edhe zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në një paraqitje televizive tha se mbledhja e përbashkët do të jetë e frytshme ku si pikë e parë e mbledhjes do të jetë rregullimi i sistemit në kufijtë Bllacë dhe Jazhincë, Shkup-Tetovë, të cilat sipas tij janë pika tejet të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve në dy shtete.
Kurse pika e dytë e diskutimit sipas tij do jetë për bashkëpunimin në sferën e energjetikës për të ndihmuar njëri tjetrin në rastet kur ka nevojë.
Ndërsa për pikën e tretë Mexhiti tha se ka të bëjë me rrugën Tetovë – Prizren.
“Së shpejti do të hapet tenderi i tunelit i cili është 6.2 kilometra pak më i gjatë se tuneli i Kalimashit në Shqipëri dhe më i gjati në rajon. Përveç këtyre tre pikave do të ketë edhe pika të tjera të cilat në interes të dy shteteve dhe qytetarëve”, tha Mexhiti.
“Përndryshe, këto vendime janë edhe një dëshmi se Maqedonia e Veriut dëshiron të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në shumë fusha, por edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, thuhet në kumtesën drejtuar mediave nga Maqedonia e Veriut.
“Kosova dhe Maqedonia janë shembull se si dy shtete fqinje tregojnë marrëdhënie të mira dhe partneritet të mirë ekonomik dhe politik dhe ky shembull duhet të shërbejë edhe për vendet tjera të rajonit, në mënyrë që në Ballkan të ketë paqe të qëndrueshme”.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje Nëse planifikoni të vizitoni një restorant, kafene apo të përdorni një taksi në Zvicër, nuk keni... -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër













