Kosova
Rritje e moshës mesatare të popullsisë së Kosovës
Të enjten, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për numrin e përgjithshëm të banorëve rezident në Kosovë që rezulton të jetë 1,602,515.
Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës është rritur në 34.84 vjeç nga 29.97 vjeç sa ishte në vitin 2011.
Në vend jetojnë 107,710 fëmijë të moshës 0-4 vjeç, 117,272 fëmijë të moshës 5-9 vjeç, 123,022 pre-adoleshentë, 122,613 adoleshentë, 134,270 të rinj, 113,474 persona të moshës 25-29 vjeç, 109,335 persona të moshës 30-34 vjeç, 103,883 persona të moshës 35-39 vjeç, 103,224 të moshës 40-44 vjeç, 105,345 të moshës 45-49 vjeç, 100,167 të moshës 50-54 vjeç, 91,084 të moshës 55-59 vjeç, 80,292 të moshës 60-64 vjeç dhe 173,875 persona me moshën mbi 65 vjeç.
Bazuar në statistikat e ASK-së del se Kosova ka më pak banorë rezidentë të grupmoshave më të reja deri në 45 vjeç dhe ka dukshëm më pak fëmijë apo lindje.
Në Kosovë jetojnë 50 persona të moshës mbi 100 vjeç, 41 janë të gjinisë femërore dhe 9 janë meshkuj.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor












