Kosova
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë, sidomos në pjesën e veriut të vendit, mund të ndodhin përderisa Milan Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri.
I pyetur për paralajmërimin e kryeministrit Kurti se mund të ketë sulme në veri para ose pas Viti të Ri, ai ka thënë se kjo është paralajmëruar gjatë gjithë kohës, por që Kurti ka qenë më specifik.
Maqedonci ka thënë se grupi i Radoiçiqit vazhdo të përkrahet nga strukturat e sigurisë së Serbisë dhe kryen aktivitete në këtë shtet.
“Sulmet mund të jenë të mundshme për faktin që grupi i Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë, për më tepër vazhdon të mbështetet nga strukturat e sigurisë në Serbi dhe vazhdon të mbetet edhe i organizuar”, tha ai në Teve1.
Maqedonci ka thënë se me paralajmërimet për sulme nuk po dëshirojnë të ngjallin panik tek qytetarët, por siç është shprehur ai, e kanë për detyrë t’i njoftojnë qytetarët me rreziqet dhe kërcënimet që i vijnë vendit.
Vetëm gjatë vitit 2024 në veri të vendit janë kryere 15 sulme, që kanë pas cak edhe objekte institucionale. I fundit ishte ai më 29 nëntor në kanalin “Ibër – Lepencit”.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











