Kosova
Murati tregon sa persona kanë hequr dorë nga shtesat prej 100 euro
Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftoi se rreth 60 persona kanë hequr dorë nga shtesat e njëhershme në shumën prej 100 eurosh.
“Ka qenë si rrjedhojë dhe nevojë e kërkesave apo edhe ankesave që kemi pasur që disa kanë thënë pse t’i marr unë nëse nuk kanë nevojë. Gjithsesi listat janë automatike, të gjithë ata që kanë përfituar nga shtesat e fëmijëve apo që përfitojnë nga shtesat pensionale pa pasur nevojë të aplikojnë në mënyrë automatike gjenerohen listat…..Përgjatë kohës sa ka qenë formulari i hapur, me sa kam informacion, kanë qenë gjithsej 60 aplikime të pranuara, por jo të gjitha janë përfitues, ka edhe të tilla që nuk gjenden fare në listat e aplikimeve”, u shpreh Murati.
Gjatë kësaj konference për medie, ministri Murati tha se ka pasur raste që kanë rezultuar që nuk janë banorë rezidentë në Kosovë, por i kanë marrë shtesat. Sipas tij, llogaritë e këtyre rasteve janë suspenduar.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












