Kosova
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.E për të marrë dritën e gjelbër, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po qëndron tash e disa ditë në Departamentin e Shtetit duke realizuar takime në nivelin e lartë.
Në një intervistë për TËVË1, Maqedonci tha se FSK ka marrë përkrahjen për blerjen e helikopterëve edhe nga Departamenti i Mbrojtjes.“Një ndër pikat e diskutimit ka qenë vazhdimësia për blerjen e sistemit të armatimit, tash Forca e Sigurisë së Kosovës nga viti 2025 kalon në një fazë tjetër pra në fazën e tretë të tranzicionit ku do të kërkohen sisteme më të avancuara sidomos të mbështetjes ushtarake, që nënkupton helikopterë që nënkupton radarë mbrojtjes ajrore, dhe kemi marrë mbështetje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e këtyre kapaciteteve. Gjatë dy ditëve ne vijim kemi vizita të rëndësishme që ndërlidhen me blerjet ushtarake” , ka deklaruar ai.
Përveç helikopterëve, FSK këtë vit do të furnizohet edhe me pajisjen anti-tank Javelin me një numër të konsiderueshëm prej tyre.“Një ndër temat që kemi diskutuar ka qenë që sistemin raketorë anti tank Javelinë ta kemi pjesë të sistemeve tona anti-tank se kemi edhe sisteme të tjera anti-tank në FSK, kemi marrë aty një përkrahje që do të bëhet e pamundur që t’paktën gjatë këtij viti ta kemi një sasi të caktuar normalisht gjatë vitit në vijim të kemi plotësimin me të gjitha pajisjet anti-tank sepse dihet që është një sasi e konsiderueshme që janë blerë” .
Ministri bëri të ditur se për herë të parë do të dërgohet FSK në Lindjen e Mesme me gardën e IOWA-së.“Kemi diskutuar për hapat që do t’i ndërmarrim së bashku me SHBA-të me qëllim të krijimit të lehtësirave të marrëveshjeve ndërkombëtare për zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për herë të parë në një operacion kritik ushtarak në lindjen e mesme që mendojmë ta planifikojmë me gardën kombëtare të IOWA-s gjithashtu i kemi njoftuar departamentin e mbrojtjes për progresin që është bërë në kapacitetet ushtarake të FSK-së “, tha ai.
Gjithashtu, në kuadër të takimeve në Departamentin e Mbrojtjes, Maqedonci është njoftuar se ekspertët e FBI po e ndihmojnë policinë e Kosovës në hetimin e sulmit në kanalin Iber-Lepenc.“Në departamentin e Shtetit jemi informuar për angazhimin e ekspertëve të FBI-aj në mënyrë që të mbështesin institucionet tona në hetimin e rastit. Normal që edhe ne edhe Departamenti i Shtetit kemi diskutuar që rezultati final do të shpërfaq edhe aktorët që kanë qenë të involvuar në sulmin kundër infrastrukturës kritike siq kanë qenë të involvuar në shumë sulme të mëhershme do të pritet rezultatet finale për të ardhë te informacionet e sakta mirëpo unë e kam prezantuar dyshimin tonë të bazuar se këto sulme janë kryer nga grupe terroriste të udhëhequra nga Radojiciq” .
Gjatë këtyre takimeve, ministri Maqedonci bëri të ditur se ka një zotim të fuqishëm për mbështetjen e Republikës në Kartën e Adriatikut dhe më pastaj edhe në strukturat e tjera, përfshirë NATO
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga













