Kosova
Kurti udhëton për Davos, do të nënshkruajë marrëveshje tregtare me disa vende
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Në Davos do të nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s (Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë). Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n. Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet vendit tonë dhe Norvegjisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Islandës si shtete anëtare të EFTA-s.
Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti gjithashtu do të ketë takime me përfaqësues shtetërorë të vendeve mike e partnere dhe me investitorë potencialë, si dhe do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me titull “Demokracitë e qëndrueshme në një epokë të ndryshimit” dhe panelin “Inteligjenca Artificiale për Njerëzimin: inovacioni etik në epokën e Inteligjencës”. Të dy këto panele do të mbahen në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova) në Davos e cila është hapur për herë të parë.
Në Forumin Ekonomik në Davos marrin pjesë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
E-Diaspora
-
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut Komuna e Gjilanit pajiset me automjet zjarrfikës falë donacionit nga Cyrihu... -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci
Jeta në Zvicër
-
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut Komuna e Gjilanit pajiset me automjet zjarrfikës falë donacionit nga Cyrihu... -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë













