Kosova
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart dhe Vjenë
712 pako nga Vjena dhe 6,054 pako me fletëvotime nga Shtutgarti
Bëhet e ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare në qytetet Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë, përcjell Albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky proces është pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas njoftimit të KQZ-së, më 23 janar 2025 janë tërhequr:
6,054 pako me fletëvotime nga Shtutgarti, Gjermani, të cilat janë dërguar në Konsullatën e Kosovës në këtë qytet dhe janë vendosur në dhomën e sigurisë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
80 pako nga Podgorica, Mali i Zi, të cilat janë transportuar si pako diplomatike dhe janë vendosur në objektin e KQZ-së në Kosovë.
712 pako nga Vjena, Austri, që do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit.
Procesi i tërheqjes është realizuar nën mbikëqyrjen e anëtarëve dhe stafit të KQZ-së, vëzhguesve të akredituar të subjekteve politike dhe përfaqësuesve të autorizuar të përfaqësive diplomatike.
KQZ ka bërë të ditur se të gjitha pakot me fletëvotime do të sillen në Kosovë gjatë ditëve në vijim dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit për të verifikuar nëse i përkasin votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat e nevojshme.
Numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.
Për të mundësuar votimin përmes postës, KQZ ka hapur kuti postare në 22 shtete të ndryshme të botës, përfshirë Kosovën.
Me qëllim të mundësimit të votimit përmes postës janë duke funksionuar kutitë postare në 22 shtete të ndryshme të botës, përfshirë dhe kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Periudha e votimit përmes postës për të votuar nga jashtë Kosovës do të përfundojë më 8 shkurt 2025.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 09.02.2025.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme Analiza e fundit tregon rritje të ndjeshme të qirave për banorët e rinj, ndërsa ata ekzistues... -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër











