Kosova
KQZ: Rezultatet preliminare të zgjedhjeve do të dihen shumë shpejt
Për dallim prej herave të tjera, në këto zgjedhje parlamentare do të dihen shumë më shpejt. Kështu ka bërë të ditur në konferencë për media zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Fillimisht do të bëhet numërimi vetëm i votave për subjektet politike. Prandaj, KQZ pret të publikojë shpejt rezultatet preliminare, raporton Express, përcjell Albinfo.ch.
“Po shpresojmë që, duke pasur parasysh që numërimi i fletvotimeve në vendvotime do të bëhet vetëm për pjesën e fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektet politike, do të bëhet më shpejt – sepse nuk do të kemi numërimin e pjesës së fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur edhe kandidatët për deputetë, po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike”, tha Elezi.
Për kohën e saktë tha se nuk mund të flasë.
“Sigurisht që do t’ju njoftojmë, por do të mund ta shihni edhe në web-faqen e KQZ-së kur të dhënat nga vendvotimet fillojnë të vijnë e të shfaqen dhe dalngadalë do të mund të shihni përditësimin e tyre dhe votat për secilin subjekt politik garues”, tha Elezi.
Ai tha se kjo do të varet nga ecuria e numërimit të fletvotimeve në vendvotime dhe ngarkimit të këtyre të dhënave nga zyrtarët tanë që janë në këto qendra votimi./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













