Kosova
Kuvendi i Kosovës pret 5 mijë vizitorë fëmijë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mësohet se me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi nga e hëna ka hapur dyert për fëmijët, përcjell albinfo.ch.
Interesimi i nxënësve nga të gjitha grup-moshat për ta parë nga afër institucionin ligjvënës ishte shumë i madh dhe për pesë ditë Kuvendin e vizituan rreth 5 mijë fëmijë.
Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi tha se çdo vit e më shumë po rriten kërkesat për ta vizituar sallën plenare ku më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia.
“Nga e hëna e deri më sot, për pesë ditë radhazi, rreth 5 mijë vizitorë – kryesisht nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe kopshteve – kanë shprehur dëshirën për të vizituar Kuvendin e Kosovës. Ky aktivitet është i përvitshëm dhe shënimi i Pavarësisë së vendit përmes hapjes së dyerve të Kuvendit për fëmijët është tashmë pjesë e kalendarit të tij, në kuadër të transparencës dhe hapjes ndaj publikut.
E veçanta e këtij viti është rritja e kërkesave nga vizitorët, kryesisht fëmijët, për të parë nga afër sallën plenare, aty ku më 17 shkurt 2008 u shpall Pavarësia e Kosovës,” tha ai.”
Krasniqi tha se rritja e interesimit për të vizituar Kuvendin tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërimit të fëmijëve me festën e pavarësisë.
“Kjo rritje e numrit tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërim të fëmijëve dhe moshave të reja me festën e pavarësisë”, tha Krasniqi.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe shtetësinë e saj deri tani e kanë njohur mbi 110 vende të botës.
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Dy ndërtesa të reja me banesa të përballueshme Në zonën mes Lehenmattstrasse, Stadionstrasse, Birsstrasse dhe Muttenzerweg në Bazel planifikohet ndërtimi i dy ndërtesave të...
-
Valais ndalon ndezjen e zjarreve në natyrë, për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut
-
Transporti publik falas në Gjenevë, kjo është arsyeja
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar
-
Zjarr i madh në Winterthur, ndërpritet trafiku hekurudhor