Kosova
Sot mbahet mbledhja komemorative “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës”
Sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, nga ora 12:00, do të mbahet mbledhja komemorative “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës” në nderim të veprës dhe jetës së fotoreporterit Alban Bujari.
Fotoreporteri i Grupit KOHA, Alban Bujari, vdiq në mbrëmjen e 27 shkurtit pa i mbushur 55 vjet.
Në mbledhjen komemorative të hënën do të shfaqet dokumentari për Bujarin, “Dokumentuesi i luftës dhe i paqes”.
Alban Bujari ishte pjesë e ekipit të KOHËS që kur nisi karrierën e tij në të përditshmen “Koha Ditore” në vitin 1997.
Ai ishte pjesë e grupit të fotoreporterëve kosovarë që kanë përcjellë zhvillimet politike dhe sociale në fundvitet e ’90-ta, veçanërisht luftën mes UÇK-së dhe forcave serbe, si dhe krizën humanitare të refugjatëve shqiptarë të Kosovës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë














