Sporte Luftarake
Fundjavë e suksesshme e xhudos kosovare, tri gara e katër medalje
Tri xhudiste morën pjesë në Grand Prix Upper Austria, ndërsa shtatë xhudistë garuan në Kupën Evropiane për kadetë në Antalya të Turqisë dhe shtatë të tjerë në Kupën Evropiane për seniorë në Podgoricë të Malit të Zi.
Katër xhudiste u shquan, duke fituar edhe medalje.
Në Grand Prix Upper Austria, garë e mbajtur në Linz dhe më e rëndësishmja e fundjavës, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu medaljen e bronztë.
Në Podgoricë dhe Antalya u paraqitën xhudistë me potencial. Në Antalya, në garën për xhudistët nën 18 vjeç, medalje bronzi fituan Blerina Gashi në kategorinë deri në 44 kilogramë dhe Enise Zijade në kategorinë deri në 57 kilogramë.
“Dy vajzat arritën një rezultat shumë të mirë në Antalya. Por edhe të tjerët patën disa fitore. Ishte një fundjavë me tri gara në tri fronte. Shumica e garuesve që u paraqitën kanë potencial. Kjo tregon rritjen e numrit të garuesve premtues në vendin tonë. Gara në Antalya ishte shumë e fortë. Për të fituar medaljen, Enises iu deshën pesë luftëra, ndërsa Blerinës shumë fitore. Këto janë dy medalje me vlerë të madhe për ekipin tonë dhe dëshmi që puna e madhe po vazhdon, duke sjellë emra të rinj,” ka thënë për KOHËN trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












