Fun
Zvicerani krijon vranësira në laborator
Edhe pse kjo tingëllon si magji e zezë, në fakt paraqet një version të pastër të artit për “mbjelljen e reve”, e cila është një nga format për modifikimin e motit që është përdorur për disa vjet, i njohur nga përgatitjet për Lojërat Olimpike 2008 në Kinë, kur kinezët e kanë përdorur për të parandaluar shiun në ditën e ceremonisë së hapjes së lojërave.
Megjithatë, është e vështirë të thuash se sa kjo teknikë është efektive.
Prandaj, laseri që përdor fizikani zviceran Jean-Pierre Wolf është versioni plotësisht i pastër i kësaj teknike – është dritë dhe asgjë më shumë se kaq.
Ai krijon retë në vende ku nuk janë, duke nxitur kondenzimin: krijimin e natyrshëm të pikave të ujit në forma të kristalta të akullit, duke imituar proceset natyrore të krijimit të reve.
“Ne e kemi bërë atë në laborator, krijojmë retë, por jo në nivel makroskopik, për këtë arsye nuk mund ta shohim vranësirën e madhe, për shkak se laseri është mjaft i fuqishëm dhe për shkak të disa parametrave teknikë që ende nuk jemi në gjendje t’i kontrollojmë”, tha profesor Wolff për “CNN”, transmeton albinfo.ch.
Teknologjia është ende në fillimin e saj, por mund të shërbejë për modifikimin e motit në zonat ku ka kontraste të mëdha, të tilla si në Kaliforni ose në Kili, ku përmbytjet dhe thatësirat ndodhin në shkallë ekstreme. Me ndihmën e laserëve, këto kushte mund të ndikojnë që të ketë më shumë reshje në zonat e thata dhe më pak shi në vende të prirura nga përmbytjet.
Laseri mund t’u bëjë diçka më shumë reve, mund të shkaktojë rrufe. Kontrolli i shkarkimeve elektrike do të jetë në gjendje të shpëtojë mijëra rrufe dhe të ulë koston e riparimeve të dëmit.
Profesor Wolf beson se laserët mund të përdoren gjithashtu për të “rregulluar” kohën, reduktimin e uraganeve, stuhive, përmbytjeve dhe thatësirave. Por teknologjia e tij laser mund të ketë potencial edhe më të madh. Ajo mund të përdoret edhe për qëllime mjekësore.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana Një organizatë zvicerane shpëtimi ka ngritur padi kundër personave të panjohur në lidhje me hetimin penal... -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës













