Të tjera
Hendboll: Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror
Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës janë kualifikuar në Kampionatin Botëror.
Kualifikimi erdhi pasi Kosova fitoi “IHF Trophy Intercontinental” pasi në finale e mposhti përfaqësuesen e Nigerisë me rezultatin 34:30, pas vazhdimeve. Të dyja pjesët u mbyllën me rezultat të barabartë, 13:13, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, Kosova e ka nisur rrugëtimin me dy fitore në Grupin B. Fitoi 30:27 ndaj Nigerisë në ndeshjen e parë, ndërsa doli e para në grup pas fitores 36:15 ndaj Kaledonisë së Re. Në gjysmëfinale fitoi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultat 27:26 dhe në finale e mposhti sërish Nigerinë në një ndeshje shumë të luftuar.
Këtë vit Kampionati Botëror organizohet në Egjipt prej 6 deri më 17 gusht të këtij viti.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












