Kosova
Myftiu Tërnava pas faljes së namazit të Bajramit, bën thirrje për ndaljen e vrasjeve
Në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit që u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mbajti ligjëratë dhe përcolli mesazhe për paqe, dashuri, harmoni dhe tolerancë ndërmjet njerëzve.
Në veçanti, Myftiu Tërnava foli për rëndësinë që Islami i jep familjes dhe prindërve.
“Normat të cilat burojnë nga Kurani dhe hadithet e Muhamedit a.s., saktësojnë se një çift bashkëshortor – burri dhe gruaja – janë themel i familjes. Po ashtu, prindërit janë edhe edukatorët e parë të fëmijëve, duke i pajisur ata me edukatë dhe moral të lartë, me qëllim që të kemi familje dhe shoqëri të formuar mirë, në rrugën e Zotit dhe në shërbim të familjes, rrethit dhe shoqërisë. Sipas Islamit, fëmijët janë një amanet nga Zoti, e që ne si prindër e kemi për obligim të kujdesemi, t’i ruajmë, t’i edukojmë, t’i shkollojmë e t’i formojmë si qenie fisnike, duke ua mbjellë në zemrat e tyre dashurinë për njëri-tjetrin, familjen, atdheun dhe shoqërinë”, tha ai.
Myftiu Tërnava, përveç kujdesit që duhen të kenë prindërit ndaj fëmijëve, foli edhe për përkujdesjen që duhet të kenë fëmijët ndaj prindërve, sidomos kur ata të kenë arritur moshën e shtyrë.
“Përveç kësaj, edhe prindërit janë amanet i fëmijëve, në veçanti atëherë kur ata kanë arritur moshën e pleqërisë, apo kanë kërkesën më të madhe për përkujdesje dhe ndihmë nga ana e fëmijëve të tyre. Islami urdhëron për ruajtjen e lidhjeve familjare dhe farefisnore, urdhëron për përkujdesje të vazhdueshme dhe të drejtë ndaj prindërve, sidomos kur ata janë në moshë të shtyrë”, tha Myftiu Tërnava.
Në fund të kësaj hytbeje, Myftiu Tërnava apeloi të ndalen vrasjet dhe t’i kushtohet rëndësi jetës së njeriut, duke marrë shkas nga rastet e fundit në Kosovë. Ai tha se Islami na mëson ndryshe.
“Pavarësisht motiveve dhe rrethanave, në Islam, vrasja është një akt i ndaluar dhe është një nga gjynahet më të mëdha. Feja islame i jep shumë rëndësi jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj. Kurani e potencon qartë ndalimin e vrasjes së tjetrit, për çka në të thuhet: ‘Kush vret një njeri pa të drejtë, është sikurse të ketë vrarë të gjithë njerëzimin. Dhe kush shpëton një jetë, është sikurse të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin’. Andaj, edhe njëherë apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi dhe për ndalimin e dhunës ndaj të pafajshmëve”, tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor "Duke bashkuar partnerë dhe aktorë nga i gjithë rajoni, eventi shënoi një hap të rëndësishëm në... -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante













