Kosova
Presidentja Osmani: Nuk përzihem në koalicione
Data 15 prill pritet të jetë datë vendimtare nëse partia fituese Vetëvendosje do të arrijë të propozoj dhe ta zgjedh kryetarin e Kuvendit për konstituimin e këtij institucioni që i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Ndonëse deri më tash VV-ja nuk e ka bërë të ditur emrin e kandidatit të saj për kryeparlamentar, RTV21 merr vesh nga burimet brenda VV-së se në këtë parti është duke u diskutuar emri i Saranda Bogujevcit si zëvendësim i Glauk Konjufcës nëse ky i fundit tërhiqet nga kandidatura. Presidentja Vjosa Osmani e cila e ka thirrur seancën konstituive tha se partitë politike kanë kohë të mjaftueshme për kalkulimet e tyre, përcjell albinfo.ch.
”Kjo varët terësisht nga deputetet e Kuvend të Kosovës. Si presidente përgjegjësitë e mia kushtetuese janë që ta thërras këtë seancë konstituive. Besoj se që nga dita e certifikimit të rezultateve e deri në momentin kur mbahet seanca konstituive ka kohë të mjaftueshme për partitë politike që t’i kryejnë diskutimet e nevojshme. Unë iu uroj sukses partive politike, i uroj sukses Kuvendit që ai proces të shkoj sa më mirë dhe që konstituimi të kryhet po me atë datë’’, tha Osmani.
Presidentja Osmani bëri thirrje që të mos ketë zvarritje të krijimit të institucioneve të Kuvendit dhe të Qeverisë.
‘’ ‘Është më rëndësi për qytetarët e Kosovës, ju po i shihni zhvillimet gjeopolitike, nuk është që globi na pret neve kështu që është më rëndësi sa më parë që të jetë e mundur, brenda afateve kushtetuese të kemi qeverinë e Republikës, së pari konsitutimin e Kuvendin që është hap i parë e pastaj qeverinë e Republikës së Kosovës. Një kuvend funksional që e kryen edhe punën e mbikëqyrjes në raport me qeverinë, sepse Kosova ka shumë punë për të bërë, prandaj edhe njëherë unë dua të u uroj suksese deputetëve të Kuvendit të Kosovës’’, tha Presidentja Osmani.
Deklarata e presidentes Osmani për krijimin e institucioneve vjen pasi edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha se krijimi sa më shpejtë i tyre është esenciale.
“E mirëpres progresin pozitiv që keni arritur në procesin zgjedhor në shkurt dhe shpresoj që do të vazhdohet se shpejti për të formuar qeverinë e re që është esenciale në këto momente sfiduese”, deklaroi Lammy.
Por, mungesa e bisedimeve midis partive politike për krijimin e institucioneve ka shtuar zërat se mund të ketë zvarritje në formimin sidomos të Qeverisë së re. Presidentja Osmani tha se ajo nuk përzihet në bisedimet e partive politike për çështjen e koalicioneve. Thumboi presidentet e kaluar për përfshirje të tillë.
‘‘Siç e dini si presidente nuk kam të drejtë vote, dhe pavarësisht që në të kaluarën mund të ketë pasur president që janë përzier në çështje të koalicioneve unë i konsideroj ato çështje partiake që sipas Kushtetutës nuk janë detyrë e imja, por jam besimplotë që institucionet përkatëse përkatësisht deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë çmos që kjo të jetë seancë e suksesshme’’, tha Osmani.
Ndërkohë, avokati Ardian Bajraktari sqaron afatet kushtetuese pas caktimit të seancës konstituive nga presidentja Osmani.
Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit PDK-ja e ka lënë të hapur mundësinë e mbështetjes së kandidatit të VV-së për këtë post. Kandidati për kryeministër nga PDK Bedri Hamza ka thënë se kjo parti nuk e bllokon konstituimin e Kuvendit duke e ditur se në bazë të interpretimit kushtetuese partisë fituese pra Vetëvendosjes i takon propozimi.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes Orna Carmel: Violonçelistja nga Nju Jorku që ka magjepsur Seviljen për mbi tri dekada... -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











