Muzikë
“Zjerm” në top 20-shen në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest për muajin prill
Kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision këtë vit, “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, është renditur ndër 20 performancat më të shikuara gjatë muajit prill në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kanali zyrtar i festivalit, i cili publikoi përmbledhjen mujore të videove më të ndjekura, transmeton albinfo.ch.
Sipas Eurovision-it, të dhënat për renditjen mblidhen çdo muaj, duke filluar nga janari i vitit 2020.
“Çdo muaj do të numërojmë 20 videot më të shikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube. Kjo renditje do të përfshijë videot zyrtare muzikore, performancat nga finalet kombëtare, paraqitjet live, paraqitjet paraprake dhe, natyrisht, performancat nga vetë Eurovision Song Contest – përfshirë Finalen e Madhe, Gjysmëfinalet dhe Performancën e Fituesit – në përputhje me mënyrën e numërimit që kemi ndjekur edhe në vitet e kaluara. Të dhënat mblidhen nga numri i shikimeve në kanalin zyrtar të Eurovision-it gjatë muajit kalendarik që sapo ka kaluar,” thuhet në njoftim.
Ndërkaq, faqja zyrtare e festivalit në Facebook ka ndarë pamje nga paraqitja e parë e grupit në skenën e Eurovision-it në Bazel.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














