Kosova
Sot tentativa e 20-të për konstituimin e Kuvendit

Edhe sot Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë ë seancën e 20-të me radhë në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Për disa seanca me radhë nuk ka arritur të kalojë propozimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.
Seanca e sotme pritet të nisë në ora 11:00.
Ndryshe, të enjten e kaluar presidentja, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim me liderët e partive, ku takimi ka përfunduar pa rezultate konkrete për dalje nga ngërçi politik.
Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë.
Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.
Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit.
Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë përkrahjen e nevojshme nga deputetët.
Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.
E-Diaspora
-
Ftohen prindërit në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat e gjuhës shqipe Në një iniciativë të veçantë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit, prindërit shqiptarë...
-
KQZ nis fushatën e informimit të diasporës mbi procesin zgjedhor
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e urologëve në Fribourg pezullon operacionet urgjente në HFR Spitali i Fribourg-ut (HFR) nuk mund të ofrojë këtë javë shërbime kirurgjikale urgjente në urologji, për...
-
Rregullatori zviceran miraton vaksinën e përditësuar kundër Covid-19
-
Ngrohja globale do të bëjë që valët e të nxehtit të jenë shumë më të shpeshta
-
Të marrësh një pako që nuk e ke porositur, një mashtrim gjithnjë e më i zakonshëm në Zvicër
-
Luks apo domosdoshmëri? Pesë pyetje rreth ajrit të kondicionuar në Zvicër dhe në mbarë botën