Kosova
Rriten shtesat për lehonat, nga 170 në 325 euro në muaj
Qeveria në detyrë ka marrë vendim për rritjen e shtesave për nënat lehona.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për gratë lehona të papunësuara, shtesat janë rritur nga 170 euro në 325.9 euro, të cilat i përfitojnë për gjashtë muaj.
Ndërkaq, për gratë lehona të punësuara, shtesat janë rritur nga 223 euro në 319.5 euro, të cilat i përfitojnë për tre muaj, pas përfundimit të periudhës prej gjashtë muajsh pas lindjes, në të cilën punëdhënësit i paguajnë lehonat me 70 për qind të pagës.
Ai ka thënë se lajmi i tretë i mirë është për shërbyesit civilë. Sipas tij, pagat e shërbyesve këtë vit rriten dy herë nga 55 euro.
“Rritja e parë ka filluar së zbatuari nga janari, rritja e dytë do të fillojë nga korriku. Kështu, pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë për 110 euro më të larta se sa ishin në dhjetor të vitit 2024. Paga mesatare do të arrijë në 865 euro në muaj (për zyrtarët publikë)”, ka thënë ai.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me Ligjin e Punës parashihet që për çdo grua që lind, në gjashtë muajt e parë punëdhënësi obligohet që të mbulojë 70 për qind të pagës, ndërsa pjesa tjetër e pushimit të lehonisë mbulohet për tre muaj me pagesë të 50 për qind të pagës mesatare nga qeveria.
“Deri më tani, aktualisht paga referencë ka qenë 223 euro për gratë e punësuara, kjo po rritet në 319.5 euro”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












