Sport
Edmond Kapllani thyen rekord në Bundesliga 2
Edmond Kapllani ka vendosur një rekord të ri në Gjermani. Sulmuesi shqiptar i FSV Frankfurt-it kryeson listën e legjionarëve, të cilët kanë shënuar më shumë gola në Bundesliga 2. Këtë lajm e bën të ditur faqja e njohur sportive gjermane transfermarkt.de, transmeton albinfo.ch.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi gjatë fitores 3-2 të FSV Frankfurt-it ndaj Fortuna Dusseldorf golat e tij me numër 69 dhe 70 në 195 ndeshje në Bundesliga 2. Ai kaloi Mohamadou Idrissou me 68 gola. Gjatë 195 ndeshjeve, Kapllani ka dhënë edhe 16 asiste.
32-vjeçari i përfaqësues shqiptare shënoi këtë sezon 11 gola në kampionat, duke qenë shënuesi më i mirë i FSV Frankfurt-it, ndërkohë që ka qenë dy herë në formacion ideal të Bundesliga 2: në javën e 23-të dhe 34-t.
Pas Kapllanit, golashënuesi i dytë më i mirë shqiptar në Gjermani, kjo vetëm për Bundesliga 2, është Altin Rraklli, me 42 gola (14 asiste) të realizuara në 171 ndeshje, i cili renditet i 12-i në klasifikimin e përgjithshëm të të gjithë legjionarëve.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













