Kosova
Kurti për arrestimin e Spahiut: Sjellja jonormale e Serbisë s’duhet të normalizohet
Në një deklaratë për media, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndalimi i Arbnor Spahiut nga Serbia, si dhe të gjitha ndalimet tjera më parë, nuk duhet të normalizohen, përcjell albinfo.ch.
Kurti, teksa ka shpërndarë postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u tha se do të shfrytëzohen të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar që Spahiu të lirohet, ka thënë se institucionet janë angazhuar maksimalisht për lirimin e tij.
“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari–Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet,” ka shkruar Kurti.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se janë informuar misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it lidhur me rastin e arrestimit dhe caktimit të paraburgimit ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu.
Spahiut, më 9 qershor, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Qarkut të Suboticës, ndërsa sipas deklarimeve të avokatit mbrojtës të tij, Arianit Koci, ai po akuzohet për rastin e Banjskës.
Ambasadori Jetish Jashari, bashkë me avokatin Koci, do të udhëtojnë në Suboticë sot, ku pritet të takohen me avokatin e dytë të caktuar sipas detyrës, thuhet nga MPJD.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit













