Kosova
Policët e Kosovës përmenden si dëshmitarë në hetimet e Serbisë për ish-policin Spahiu
Në dosjen hetimore të autoriteteve serbe ndaj Arbnor Spahiut ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, i arrestuar më 7 qershor në Serbi, përmenden si dëshmitarë disa zyrtarë të Policisë së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë avokati i angazhuar nga familja e Spahiut, Arianit Koci, transmeton albinfo.ch.
“Përmenden emrat e pesë-gjashtë personave, të cilët në këtë fazë konsiderohen si dëshmitarë ata janë të gjithë ish-kolegë të Arbnorit në Polici, të cilët janë në Kosovë”, tha Koci.
Sipas tij, përdorimi i dëshmive të zyrtarëve të një shteti tjetër pa bashkëpunim juridik ndërinstitucional vë në pikëpyetje seriozitetin dhe legjitimitetin e procesit hetimor.
“Ky rast ka vetëm konotacion politik. Kallëzimi penal është i shkurtër dhe i paarsyetuar, dhe i mbështetur në supozime që synojnë të kriminalizojnë institucionet e sigurisë së Kosovës”, shtoi Koci.
Sipas kallëzimit penal të përpiluar nga Agjencia Serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), Spahiu dyshohet për “vrasje të rëndë” në rastin e Banjskës, ku më 24 shtator 2023, një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në veri të vendit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Spahiu dyshohet konkretisht për vrasjen e tre sulmuesve serbë gjatë përleshjes, dhe përmendet si “snajperist”.
Por Koci e hedh poshtë këtë pretendimin.
“Ai snajperin kurrë nuk e ka prekur me dorë. Ka qenë shumë i ri në Njësitin Special, dhe pas një kohe të shkurtër është larguar nga Policia dhe ka shkuar në Gjermani”, tha ai.
Në këtë fazë, mbrojtja ka dorëzuar ankesë kundër vendimit për paraburgimin njëmujor të caktuar nga autoritetet serbe. Spahiu ndodhet aktualisht në qendrën e ndalimit në Suboticë dhe është vizituar nga një mjek, si dhe nga avokati serb i caktuar sipas detyrës zyrtare, transmeton albinfo.ch.
Koci theksoi edhe një aspekt kontradiktor të narrativës zyrtare serbe.
“Nëse Serbia thotë që Policia e Kosovës i ka vrarë tre serbë dhe të gjithë policët do të procedohen penalisht, atëherë pse ka një tjetër procedurë penale për Millan Radoiçiqin në Serbi?”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd po vazhdon hetimet për sulmin në Banjskë, ndërsa në Kosovë ka nisur gjykimi i disa prej të dyshuarve për terrorizëm dhe vepra të tjera penale lidhur me këtë rast.
Koci paralajmëron se përmendja e dëshmitarëve që janë zyrtarë të Kosovës në një proces të njëanshëm dhe të politizuar është një precedent i rrezikshëm që mund të përdoret për të ndërtuar narrativa të rreme për qëllime politike, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka të ngjarë të vazhdojë politikën e saj aktuale të normës... -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde









