Kosova
Kosovë: Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta
Pas një muaji maj të pazakontë të ftohtë, temperaturat në rritje të qershorit kanë sjellë sfida për qytetarët në Kosovë. Mjekët po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në ditët e nxehta, veçanërisht gjatë orëve të pikut, kur rreziku nga dehidratimi dhe djegiet e lëkurës është më i lartë, shkruan EO, transmeton albinfo.ch.
Rushit Ismajli, specialist në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, theksoi se rritja e befasishme e temperaturave ka ndikuar në vështirësinë e përshtatjes së organizmit.
“Kaluam prej një periudhe me temperatura të ulëta dhe papritur në qershor kemi ngritje të menjëhershme të temperaturave. Kjo ka ndikuar që qytetarët të mos përshtaten lehtë, e tashmë kemi parë raste të djegieve të lëkurës,” tha Ismajli.
Mjeku rekomandon shmangien e qëndrimit në diell nga ora 10:00 deri në 17:00, si dhe kujdes të veçantë për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna, transmeton albinfo.ch.
Ai nënvizoi rëndësinë e hidratimit të vazhdueshëm, duke këshilluar të konsumohen të paktën dy litra ujë në ditë dhe një dietë të pasur me pemë dhe perime të freskëta. “Veshjet me ngjyra të çelëta dhe të lehta, si dhe kapelat, janë të domosdoshme për mbrojtje nga nxehtësia,” shtoi ai.
Ismajli foli edhe për rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme në këto ditë të nxehta. Ai rekomandon shmangien e ushqimeve të përpunuara, yndyrnave të tepërta, kripës, sheqerit dhe produkteve të brumit. “Të shmangin konsumimin e ushqimeve të shpejta si hamburgerët, qebapat dhe sandviçët, dhe të kujdesen që frutat dhe perimet të pastrohen mirë para konsumit,” theksoi ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit












