Lajme
Statistikat që tregojnë kush e ka veturën më luksoze në Zvicër
Një studim i publikuar së fundmi nga kompania e sigurimeve AXA tregon dallime të mëdha në vlerën mesatare të makinave midis kantoneve të Zvicrës. Në krye të listës është kantoni i Zug-ut, ku një makinë kushton mesatarisht 67 mijë franga, rreth 35% më shumë se mesatarja kombëtare.
Pas Zug-ut renditen kantonet Schwyz dhe Appenzell Innerrhoden, ndërsa kantonet me makinat më të lira janë Neuchâtel, Jura dhe Fribourg, me çmime mesatare nga 44 deri në 45 mijë franga, transmeton albinfo.ch.
Në Zug ka jo vetëm shumë mjete të shtrenjta, por edhe makina të mëdha e të rënda shpesh të elektrike, të cilat janë më të rënda për shkak të baterive. Një faktor tjetër ndikues është përqindja e lartë e makinave të regjistruara si automjete kompanie.
Ndërkohë, kantonet me makinat më të vjetra janë Bern, Schaffhausen dhe Appenzell Ausserrhoden, me moshë mesatare mbi 11 vjet. Në anën tjetër, makinat më të reja gjenden në Ticino, me një moshë mesatare prej 8.9 vjetësh.
Kantoni Appenzell Innerrhoden ka dalë në vend të tretë për shkak të një “efekti të veçantë”: shumë kompani të mëdha të qirasë së makinave i regjistrojnë flotat e tyre aty, duke ndikuar në statistikat e AXA.
Të dhënat janë përpiluar nga 1.2 milionë makina të siguruara nga AXA dhe përfshijnë si automjetet private, ashtu edhe ato të bizneseve. Në pesë vitet e fundit, çmimi mesatar i makinave të reja në Zvicër është rritur me rreth 14%, nga 44 mijë franga në vitin 2019 në mbi 50 mijë franga sot.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













