Të tjera
Lara Gut-Behrami i jep fund karrierës si skiatore, zhvendoset në Angli
Skiatorja e njohur zvicerane Lara Gut-Behrami, kampione olimpike dhe botërore, ka paralajmëruar largimin e saj nga skena e sportit pas Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Një vendim i rëndësishëm, që ajo e lidh ngushtë me të ardhmen profesionale të bashkëshortit të saj, Valon Behrami.
Në një intervistë për “20 Minuten”, Gut-Behrami tregon se sezoni i ardhshëm do të jetë ndoshta i fundit për të. Ajo do të vazhdojë të garojë deri në Olimpiadën e ardhshme dimërore, por më pas synon të largohet nga sporti aktiv.
Pas përfundimit të sezonit në Itali, çifti planifikon të zhvendoset në Angli. Arsyeja kryesore: Valon Behrami do të marrë një rol drejtues në klubin e futbollit anglez FC Watford, për të cilin kishte luajtur më parë gjatë karrierës së tij si futbollist. Sipas Gut-Behrami, kjo është një mundësi e shkëlqyer për bashkëshortin e saj, të cilën ajo e mbështet me gjithë zemër.
“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë që ta përfundoj karrierën pas Lojërave Olimpike 2026”, ka thënë ajo, duke shtuar se do të vazhdojë të merret me sport në një formë tjetër, por jo më si skiatore profesioniste,shkruan 20 minute , percjell albinfo.ch
Për momentin, Gut-Behrami dhe Behrami jetojnë në Udine, Itali. Por me përfundimin e angazhimeve sportive, një jetë e re pritet t’i presë në Londër.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











