Futboll
F1: McLaren dominon në Austri
McLaren ka shkëlqyer në pistën e Spielbergut duke arritur një fitore të dyfishtë në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Britaniku Lando Norris, që e nisi garën nga pole position, konfirmoi epërsinë e tij gjatë gjithë garës dhe e mbylli në vendin e parë, përpara shokut të skuadrës, australianit Oscar Piastri.
Piastri, i cili kaloi Charles Leclerc me Ferrarin që në kthesën e parë, zhvilloi një duel të fortë me Norris në pjesën e parë të garës, por nuk arriti dot ta parakalojë. Ai tentoi një manovër edhe në xhirot e fundit, por Norris mbeti i paprekshëm deri në fund.
Leclerc kompletoi podiumin në vendin e tretë duke lënë pas Lewis Hamiltonin me Mercedes, i katërti, ndërsa vendi i pestë iu takua britanikut George Russell.
Një garë për t’u harruar kjo për Max Verstappen dhe Kimi Antonellin, të cilët u përplasën që në nisje dhe u detyruan të tërhiqen. Për pjesën tjetër gara ishte e qetë dhe pa shumë emocione, me diferenca të mëdha mes pilotëve kryesorë. Vetëm dueli i shkurtër mes pilotëve të McLaren në fillim solli pak adrenalinë për tifozët.
Në dhjetëshen më të mirë u renditën gjithashtu Liam Lawson, Fernando Alonso, Gabriel Bortoleto, Nico Hulkenberg dhe Esteban Ocon.
.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











