Kosova
Vendimi për Popoviqin caktohet pasdite, rekomandohet dëbimi i tij nga Kosova për dy vjet
Zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Igor Popoviq, i cili është arrestuar në Kosovë pasi ka fyer UÇK-në, ka dalë para gjykatës të premten. Seanca dëgjimore ndaj tij ka përfunduar, ndërsa u bë e ditur se vendimi ndaj tij do të merret në orën 14:00, përcjell albinfo.ch.
Prokurorja Fikrije Krasniqi-Fejzullahu i ka propozuar gjykatës që t’i shqiptojë dënimin me gjashtë muaj burgim, por që t’i zëvendësohet me gjobe 3 mijë euro dhe dëbim të Igor Popoviqit nga Kosova për dy vjet.
Me propozimin e Prokurorisë janë pajtuar edhe avokatët e të akuzuarit.
Prokuroria Speciale e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë kundër Popoviqit.
Popoviq akuzohet se me dashje ka nxitur e përhapur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike. Ndaj tij do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar. Më 5 gusht, Prokuroria Speciale ka njoftuar se me ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë.
Popoviq u arrestua më 19 korrik në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak, një ditë pasi mbajti fjalim në fshatin Hoçë të Madhe të Rahovecit, gjatë të cilit Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e quajti organizatë terroriste.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime









