Kosova
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë viziton Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Kosova dhe Zvicra janë të lidhura ngushtë përmes fluturimeve të përditshme, që përbëjnë një urë të rëndësishme komunikimi, sidomos për diasporën e madhe kosovare në Zvicër.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, realizoi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku pati mundësinë të njihet nga afër me funksionimin dhe operacionet e përditshme të aeroportit, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vizitës, ambasadori Sprecher u prit me mikpritje dhe mori një guidë përmes ambienteve të aeroportit, përfshirë edhe zonat prapa skenës, duke u njohur më për së afërmi me mënyrën se si organizohet dhe menaxhohet ky institucion jetik për lidhjen ajrore të Kosovës me botën.
Kosova dhe Zvicra janë të lidhura ngushtë përmes fluturimeve të përditshme që përbëjnë një urë të rëndësishme komunikimi, sidomos për diasporën e madhe kosovare në Zvicër. Aeroporti i Prishtinës luan një rol kyç në këtë drejtim, duke shërbyer si nyje strategjike për lëvizjen e udhëtarëve dhe zhvillimin ekonomik.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shumëvjeçar me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, bashkëpunim që ka ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Një falënderim i veçantë u drejtohet Aeroportit Ndërkombëtar LIMAK Kosova, Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (KANS), si dhe stacionit policor të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për organizimin dhe kontributin e tyre të çmuar gjatë vizitës.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimit të karburantit detyron linjat ajrore të shtrenjtojnë fluturimet dhe të reduktojnë shërbimet Industria globale e aviacionit po përballet me një valë të re sfidash për shkak të rritjes... -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës -
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash













