Lajme
Autobusët më komodë në botë mbërrijnë në Zvicër këtë vjeshtë
Zvicra prezanton “avionët e natës” në formën e autobusëve super-komodë
Një mënyrë e re, komode dhe më e qëndrueshme për të udhëtuar nëpër Evropë po vjen këtë vjeshtë nga Zvicra. Startup-i Twiliner, me seli në Cyrih, pritet të lançojë shërbimin e tij inovativ të autobusëve “me gjumë”, të cilët do të lidhin qytetet zvicerane Cyrih, Bernë dhe Bazel me destinacione si Spanja, Holanda dhe Belgjika, transmeton albinfo.ch.
Autobusët janë projektuar si një alternativë moderne ndaj udhëtimeve ajrore të natës. Çdo automjet përmban vetëm 21 vende, të cilat me një prekje të butonit transformohen në shtretër horizontalë, të ngjashëm me klasën e biznesit në një avion. Ky koncept i quajtur shpesh si “avion nate në tokë”, ka për qëllim të kombinojë komoditetin me prakticitetin e udhëtimeve ndërkontinentale.
“Ne duam të ofrojmë një alternativë ultra të rehatshme ndaj udhëtimit ajror ju hipni në mbrëmje në Bernë dhe mbërrini në Barcelonë në mëngjes, plotësisht të pushuar,” tha Luca Bortolani, bashkëthemelues i Twiliner.
Udhëtimi i parë i planifikuar do të jetë nga Berna në Barcelonë, me një kohëzgjatje prej 13 orësh. Çmimi fillestar për një biletë vajtje do të jetë 156 franga zvicerane.
Megjithatë, Bortolani e pranon se ky çmim është vetëm një pikënisje:
“Ne duhet të rritemi shpejt, përndryshe modeli i biznesit nuk do të jetë i qëndrueshëm,” thekson ai.
Me këtë nismë, Twiliner synon jo vetëm të ofrojë komoditet, por edhe të kontribuojë në një formë më të qëndrueshme të udhëtimit në Evropë, duke reduktuar varësinë nga fluturimet me avion dhe duke promovuar transportin me emetime më të ulëta karboni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025











