E-Diaspora
Ndërroi jetë kickbokseri i ri, Ilir Beqiri
Një lajm i rëndë trondit botën e sportit kosovar dhe gjithë hapësirës shqiptare. Kikbokseri Ilir Beqiri ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Djaloshi kosovar që banonte në Basel të Zvicres, vuante prej shumë kohësh nga sëmundja e kancerit, por nuk arriti t’ia dilte mbanë pas shumë viteve kurim, njofton “albinfo.ch”
20 vjeçari, vitin e kaluar kishte dhënë një intervistë për mediat zvicerane, ku kishte folur për sëmundjen e tij. Ai madje ka treguar se si kishte provuar t’ia mbante të fshehtë familjes lajmin për diagnostifikim me kancer.
Ilir Beqiri garonte si profesionist në sportin e kikboksit. Pasioni për këtë sport nisi pas mësimeve të para që ai mori nga vëllai i tij, Shemsi Beqiri, emër ky i njohur në garat Superpro të kikboksit. Karrierën e nisi në Zvicër ku jetonte prej shumë vitesh me familjen e tij.
Iliri ishte një nga sportistët më të talentuar në disiplinën Thai të kikboksit ku garojnë edhe tre vëllezërit e tjerë të familjes Beqiri.
Ngushëllime familjes Beqiri për humbjen e djalit të tyre i kanë shpreh edhe boksierët e famshëm shqiptarë si: Nuri Seferi, Arnold Gjergjaj, Haxhi Krasniqi e të tjerë.
Po ashtu ngushllime i ka shprehur edhe emisioni joiz.ch, ku i ndjeri Beqiri kishte deklaruar publikisht për sëmundjen e tij.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht












