Lajme
Kuvendi i Kosovës notë proteste Sllovenisë
Kuvendi i Kosovës në një seancë plenare, miratoi një rezolutë për lirimin e Ramush Haradinaj nga autoritetet sllovene si dhe i dërguan notë proteste Sllovenisë
Arrestimi i ish-gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet sllovene në aeroportin e Lubjanës, bazuar në nja fletarrest të Serbisë, ka nxitur reagime gjithandej opinionit kosovar. Ndërsa, pak më parë, Kuvendi i Kosovës në një seancë plenare, miratoi një rezolutë për lirimin e Haradinajt duke i dërguar notë proteste Sllovenisë.
Deputetët me 65 vota për dhe tetë abstenime votuan Rezolutën e propozuar nga partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës).
Deputetët kërkojnë që: “Qeveria dhe Presidentja urgjentisht të kërkojnë që Ramush Haradinaj, pa asnjë kusht dhe menjëherë t’i kthehet pasaporta dhe të lirohet kthimi i tij në Kosovë; Kërkohet nga Brukseli pastrimi i listave të lëshuara nga Serbia dhe; Drejtimi i Notës së Protestës së Sllovenisë nga institucionet e Kosovës”.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin slloven, Miro Cerar. Të dy kryeministrat shprehën gatishmërinë që bashkërisht të punojnë në drejtim të evitimit të situatave të tilla, duke kërkuar nga Interpoli që të rishikohet lista e fletarresteve për të cilat tashmë ka vendime shfajësuese nga instancat më të larta të drejtësisë ndërkombëtare.
Kryeministri Mustafa, në mes tjerash, shprehu brengosjen e tij lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe deputetit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri slloven, Cerar thuhet se i ka premtuar kryeministrit Mustafa se procedurat ndaj Haradinaj do të zhvillohen sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me ligjin dhe detyrimet ndaj Interpolit, përderisa kryeministri Mustafa apeloi te homologu Cerar që Haradinaj t’i mundësohet kthimi sa më parë në Kosovë.
Ramush Haradinaj, ish komandant i Zonës Operative të Dukagjinit në periudhën e UÇK-së, është ndalur nga autoritetet sllovene, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, në vitin 2004. Atij i është marrë pasaporta diplomatike nga një gjykatë sllovene, ndërsa i është rekomanduar që sot të dal para gjykatës.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, gjatë seancës së Kuvendit tha se ndalimi i Ramush Haradinajt nga policia sllovene është veprim “irritues dhe i papranueshëm”.
Në anën tjetër, qindra persona kanë protestuar para ambasadës sllovene për rastin Haradinaj. Ata kanë kërkuar që ish gjenerali i kthyer në politikë të lirohet sa më parë, pasi që ai ishte ballafaquar dy herë me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë, dhe të dy herët kishte dalë i pafajshëm.
Në bazë të fletarresteve serbe, disa herë kanë rënë “viktima” ish-drejtuesit e luftës në Kosovë. Para Haradinajt, të njëjtin fate ka pasur edhe komandanti i përgjithshëm i UÇK-së dhe ish kryeministri Agim Çeku. Ai një herë është ndaluar në Slloveni, një herë në Bullgari dhe një herë në Kolumbi. Edhe Çeku ka fletarrest nga Serbia për pjesëmarrje të luftës në Kosovë dhe në Kroaci.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?













