Sport
Bekim Zogaj referon ndeshjen mes Kukësit dhe Torpedos
Gjyqtari i ndeshjeve futbollistike, Bekim Zogaj, do të jetë pjesë e treshes së referëve zviceranë, të cilët do të referojnë në ndeshjen mes skuadrës shqiptare Kukësi dhe asaj bjelloruse Torpedos, njofton albinfo.ch.
Loja, e cila është e vlefshme për kupën evropiane, do të zhvillohet më 2 korrik në stadiumin shqiptar “Qemajl Stafa” në Tiranë. Treshja e gjyqtarëve do të kryesohet nga Sascha Amhof, ndërkohë Zogaj me pasaportë zvicerane do të jetë njëri nga asistentët.
Bekim Zogaj është i lindur në Deçan, ndërsa prej shumë vjetësh jeton në Zvicër. Ai është i pajisur me licencë ndërkombëtare për referim dhe është i vetmi shqiptar që referon në supërligën zvicerane dhe ndeshje të futbollit evropian.
Referi Zogaj gjatë viteve të fundit ka qenë shumë aktiv, duke ndihmuar me pajisje sportive kolegët e tij kosovarë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












