CH-Ballkani
50 mijë anulime në ditë për pushime në Greqi
Mediat greke mëngjesin e të enjtes i përshkruajnë si “dramatike” pasojat për ekonominë pas kufizimit të tërheqjes të parave nga frika e falimentimit të shtetit helen.
Shoqata e kompanive turistike të Greqisë thanë se prej të hënës vijnë çdo ditë 50 mijë anulime të rezervimeve për pushime.
Për shkak se bëhet fjalë për prenotim “last minute” që kushtoi 20 për qind të totalit të rezervimeve vjetore, kjo është një goditje e madhe për turizmin në Greqi, transmetojnë mediat greke.
Shoqata e eksportuesve grek vlerëson se humbja e tyre nga ana tjetër është 80 milionë euro në javë ndërsa javën e ardhshme eksportet do të bien me shtatë për qind dhe importet me 28 për qind.
Nga mëngjesi i sotëm pensionistët po presin radhë të gjata para 1,000 filialeve të bankave, ku mund të tërheqin 120 euro nga pensionet e tyre që nuk u janë paguar siç duhet që nga qershori.
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s










