CH-Ballkani
Aeroporti i Prishtinës, fiton edhe dy çmime të tjera
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka fituar edhe dy çmime të tjera duke e shtuar numrin në pesë çmime të fituara vetëm në gjashtë muajt e fundit.
Së bashku me këtë rritje të çmimeve në numër, aeroporti shënon edhe një rritje të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve për 6 muajt e parë të këtij viti.
“Dje, me 14 korrik 2015, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mori Çmimin HERMES PlatinumAëards Winnerpër Biznes dhe Arsimin Teknik – propozimi i një vlere unike. Hermes ndau Çmimin Fitues Platinum për vitin 2015 të vlerësuar sipas meritave të kompanisë dhe ky çmim iu dha aeroportit të Prishtinës për kontributin në projektin Limak ASI.
Fituesit tjerë të çmimit platinum përfshijnë kompanitë prestigjioze të tilla si Thomson Reuters, Deloitte, Hilton Worldëide, Fidelity Investments, etj.
Një tjetër sukses i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ është rritja e shpejtë e numrit të udhëtarëve gjatë këtij viti. Vetëm 6 muajt e parë në prag të kohës kur sezoni i fluturimeve arrin pikën më të lartë, aeroporti ka një rritje rreth 10% të numrittë udhëtarëve duke zgjeruar linjat e veta për destinacione të reja dhe duke shënuar një rritje të numrit të fluturimeve për 5.5%”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, përcjell “albinfo.ch”.
Më herët, gjatë muajit të kaluar, ANP “Adem Jashari” fitoi tre çmime nga Green Apple Awards dhe CSR International Aëards pas të cilave, në të njëjtën javë, erdhi një tjetër çmim nga e njëjta organizatë, CSR International Aëards.
Ky është çmimi i pestë këtë vit, ndërsa ANP-ja është ende në konkurrencë për çmimin nga World Travel Awards 2015 i cili është në varësi të votave, dhe në konkurrencë edhe për cmime tjera gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














