Kosova
Borë dhe ngrica në Kosovë, thirrje për për kujdes gjatë vozitjes
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në ditët në vijim pritet një ndryshim i theksuar i kushteve meteorologjike, me rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore në pjesë të ndryshme të vendit.
Sipas IHMK-së, era do të ndryshojë drejtimin nga juglindja në veri dhe veriperëndim, duke favorizuar depërtimin e masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.
Instituti paralajmëron se temperaturat minimale do të zbresin nën zero gradë Celsius, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit, duke krijuar kushte për formimin e ngricave në rrugë, trotuare, ura dhe zona me lagështi të lartë.
“Ngricat, të kombinuara me shtresat e borës dhe erërat e ftohta, pritet të ndikojnë negativisht në sigurinë e qarkullimit rrugor. Vështirësi më të theksuara në komunikacion pritet të ketë në rrugët malore, akset dytësore dhe zonat me reliev të thyer, ku mund të ndodhin rrëshqitje dhe ngrirje e shpejtë e sipërfaqeve rrugore”, thuhet në njoftim.
Për këtë arsye, IHMK-ja rekomandon që autoritetet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të jenë në gatishmëri të shtuar, ndërsa qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik të përdorin pajisje dimërore, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.
E-Diaspora
-
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçari kishte ardhur nga Italia për pushime në vendlindje, por humbi jetën tragjikisht pas një vetaksidenti... -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë -
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë
Jeta në Zvicër
-
SHBA vendos tarifë të re prej 12.5% ndaj produkteve zvicerane Zvicra është midis 60 vendeve që përballen me tarifa të reja amerikane të premten për shkak... -
Gotthard: Kolona të gjata drejt jugut -
Zvicra mbetet në listën e SHBA-së mes vendeve manipuluese të valutave -
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë -
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave












