Kosova

Shqipëri: Mbi 13 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe 1.587 banesa nën ujë

Në ditën e katërt nga moti i keq, në Shqipëri janë 1.587 banesa dhe 13.211 hektarë tokë të përmbytura, përcjell albinfo.ch.

Bilanci u shpall në mbledhjen e këshillit të Emergjencave Civile të cilin e drejtori kryeministri i vendit, Edi Rama.

Për situatën e krijuar janë vënë në dispozicion 50 milionë euro, dhe sipas kreut të ekzekutivit, do dëmshpërblehen banorët e prekur.

Ndërkohë sot është shfaqur që përmirësim i situatës në disa zona, ku ka nisur tërheqja e ujit.