Kosova
Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, përcjell albinfo.ch.
Në fokus të takimit ishte procesi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, të cilat, sipas Presidentes Osmani, u zhvilluan në përputhje me standardet më të larta demokratike. Ajo theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, në funksion të stabilitetit institucional dhe përparimit demokratik të vendit.
Palët diskutuan gjithashtu për hapat e ardhshëm drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, sigurinë, ekonominë dhe tregtinë. Këto iniciativa ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të vitit të kaluar.
Me këtë rast, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm strategjik të vendit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Politikë për mua do të thotë të ndërtosh ura Intervistë me Andreas Minnich, deputet në Parlamentin e Austrisë dhe kryetar i Shoqatës së “Miqësisë Austriako-kosovare”... -
Përparim Avdili, djathtisti jokonvencional që po sfidon të majtën në Cyrih -
44 grabitje dhe mbi 1 milion paund dëme, goditet banda shqiptare në Britani -
Gjermani
Lexim letrar në Köln, Jehona Kicaj prezanton romanin “ë” -
Në Merdarë, 40 minuta pritje për të dal nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sa të rrepta janë rregulloret e sigurisë nga zjarri në Zvicër për ndërtesat e banimit? Pasi një zjarr vdekjeprurës i Vitit të Ri në një bar në Crans-Montana hodhi dritë mbi... -
Sa % e popullsisë zvicerane është mbi 65 vjeç -
Calmy-Rey: Autoritetet dhe pronarët janë përgjegjës -
Dalja emergjente e barit në Crans – Montana ishte e mbyllur -
Zvicra varet nga ndihma e huaj për trajtimin e të plagosurve në Crans Montana













