Kosova
Katër nga 39 të arrestuarit mbesin në paraburgim nën dyshimet për keqpërdorime në BKS
Gjykata Themelore në Prizren sot ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për katër nga 39 të arrestuarit në rastin e dyshimeve për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Sipas njoftimit të Gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake Fatmir Krasniqi ka vendosur që të pandehurit – ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha, F.S. dhe Y.Ç. të mbahen në paraburgim deri më 8 shkurt, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale të natyrës ekonomike dhe të falsifikimit.
Gjykata bën të ditur se S.M. dhe V.B. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të keqpërdorimit të besimit në vazhdimësi dhe keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike, ndërsa ndaj V.B. rëndon edhe dyshimi për falsifikim të dokumenteve në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi. F.S. dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të besimit, ndërsa Y.Ç. për keqpërdorim të besimit në vazhdimësi, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, 35 të pandehurit e tjerë dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të besimit në ndihmë. Ndaj tyre, Gjykata ka caktuar masën e paraqitjes së rregullt në stacion policor dhe masën e ndalimit për t’iu afruar Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe personave të caktuar, në kohëzgjatje prej një muaji, deri më 8 shkurt.
Sipas vendimit, të pandehurit obligohen që një herë në javë të paraqiten në stacionin policor përkatës sipas vendbanimit, ndërsa paralajmërohen se mosrespektimi i këtyre masave do të rezultojë me caktimin e paraburgimit.
Mazreku dhe Berisha, sipas kërkesës së Prokurorisë, për periudhën 22 korrik 2022 deri më 9 tetor 2023, kanë bërë qindra transaksione te llogaritë e ndryshme me pretendimin kinse në emër të pagesës së dëmeve. Sipas Prokurorisë, Mazreku e Berisha, kanë keqpërdorur detyrën duke shkaktuar dëme mijëra euroshe në secilin transaksion. Ata dyshohen se kanë miratuar transaksione nga llogaria e BKS-së te llogaritë e personave të tjerë që janë paraqitur kinse si të autorizuar të palës tjetër për kompensim të dëmit material nga aksidentet e trafikut. E këta individë sipas dosjes veçse ishin kompensuar paraprakisht për aksidentet në fjalë. Shuma më e vogël e transaksionit ka qenë 6 mijë e 800 euro, ndërsa transaksioni më i lartë 68 mijë euro.
Aty po ashtu është përmendur edhe dyshimi që ata kanë përfituar shuma të mëdha parash dhe se kjo ua mundëson ikjen e “sidomos duke marrë parasysh kushtet me liberalizimin e vizave”.
Që të dy dyshohen se në kundërshtim me rregullat e brendshme të këtij institucioni kanë keqpërdorur autorizimet nga BKS-ja dhe ia kanë mundësuar vetes fitime të mëdha, ndërsa Byrosë i kanë shkaktuar dëm prej më shumë se 1 milion eurosh.
Shumica e të tjerëve dyshohen për ndihmë në falsifikim të dokumenteve.
E-Diaspora
-
Politikë për mua do të thotë të ndërtosh ura Intervistë me Andreas Minnich, deputet në Parlamentin e Austrisë dhe kryetar i Shoqatës së “Miqësisë Austriako-kosovare”... -
Përparim Avdili, djathtisti jokonvencional që po sfidon të majtën në Cyrih -
44 grabitje dhe mbi 1 milion paund dëme, goditet banda shqiptare në Britani -
Gjermani
Lexim letrar në Köln, Jehona Kicaj prezanton romanin “ë” -
Në Merdarë, 40 minuta pritje për të dal nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Shumica e partive politike zvicerane kundërshtojnë propozimin për taksimin e automjeteve elektrike Propozimi i qeverisë zvicerane për të vendosur një taksë të re mbi automjetet elektrike deri në... -
Aksidente trafiku në rrugët zvicerane për shkak të borës dhe akullit -
Sa të rrepta janë rregulloret e sigurisë nga zjarri në Zvicër për ndërtesat e banimit? -
Sa % e popullsisë zvicerane është mbi 65 vjeç -
Calmy-Rey: Autoritetet dhe pronarët janë përgjegjës












