Shqipëria
Sa janë të vjetra veturat në Maqedoninë e Veriut
Mosha mesatare e automjeteve ka shkuar në 19.4 vjet, që do të thotë se në rrugë lëvizin gjithnjë e më shumë automjete të vjetra
Të dhënat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se në dhjetë vitet e fundit, mbi 80% e automjeteve të importuara në Maqedoninë e Veriut, janë të përdorura.
Në të njëjtën kohë, numri i automjeteve të regjistruara është dyfishuar, nga 350 mijë në vitin 2012 në gati 700 mijë në vitin 2024.
Ndërkohë, mosha mesatare e automjeteve ka shkuar në 19.4 vjet, që do të thotë se në rrugë lëvizin gjithnjë e më shumë automjete të vjetra, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Dominojnë automjetet me naftë me 63%, benzina ka rënë në 26%, ndërsa automjetet elektrike dhe hibride po shënojnë rritje të shpejtë, ku vetëm vitin e kaluar +169% për automjetet elektrike dhe +295% për ato hibride.
Për çdo automjet të ri të importuar, mesatarisht janë importuar 3.5 automjete të përdorura. Në 11 muajt e parë të vitit të kaluar u importuan gjithsej 12,025 automjete të reja dhe 41,842 të përdorura.
Importi i automjeteve të reja vetëm vitin e kaluar për herë të parë tejkaloi numrin e importit të automjeteve të reja në vitin 2009, kur ishin importuar 10,574 automjete të reja krahasuar me 2,944 të përdorura.
Nafta dominon automjetet e pasagjerëve me rritje vjetore mbi 12% gjatë dhjetë viteve të fundit, benzina ka rënë mesatarisht −2.32% në vit, ndërsa automjetet elektrike dhe hibride shënojnë rritje të lartë relative. Rritja e automjeteve elektrike ishte 169%, ndërsa e hibrideve 295%.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













