Kosova
Presidentja Osmani pranon letër urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump
Letër urimi nga Shtëpia e Bardhë për presidenten Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, me rastin e Vitit të Ri, drejtuar asaj dhe Zotërisë së Parë, Prindon Sadriut, përcjell albinfo.ch.
Letra iu dorëzua presidentes Osmani më 15 janar 2026 nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit, Osmani dhe Prattipati diskutuan për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, si dhe për rëndësinë e përmbushjes së standardeve më të larta demokratike, duke theksuar nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.
Sipas njoftimit të Presidencës, palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të ecur përpara krah për krah me SHBA-në, në frymën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkërendimit të ngushtë në proceset strategjike./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale Familja me katër fëmijë kishte marrë një total prej afërsisht 750,000 frangash zvicerane nga shteti gjatë... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprolli, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit













