Lajme

Kantoni i Cyrihut mund të ketë mungesë prej 300,000 punëtorësh

Ky është skenari i parashikuar nga zyrtarët e kantonit.

Arsyeja për mungesën në rritje të fuqisë punëtore është ndryshimi demografik: Njerëzit po plaken, ndërsa shkalla e lindjeve po bie, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Për më tepër, “numri i njerëzve në moshë pensioni po rritet ndjeshëm më shpejt se numri i atyre në moshë pune”, tha kantoni në një njoftim për shtyp.

“Pa kundërmasa, kantoni i Cyrihut mund të përballet me një mungesë deri në 300,000 punëtorësh deri në vitin 2050, ndërsa barra financiare për pensionet, kujdesin shëndetësor dhe kujdesin afatgjatë rritet”, shtuan autoritetet.