Portrete të firmave
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut
Kompania zvicerane e fluturimeve «Chair Airlines» ka zgjeruar praninë e saj përtej hapësirës ajrore. Deri në fund të prillit 2026, një tram i VBZ qarkullon në qytet i dizajnuar plotësisht me identitetin vizual të Chair Airlines, brenda dhe jashtë, shkruan albinfo.ch.
Me këtë iniciativë, kompania synon të rrisë dukshmërinë e markës në përditshmërinë urbane, përveç formave tradicionale të reklamimit, siç janë posterët.
Fillimi zyrtar i aksionit u shënua të premten, më 23 janar 2026, me një udhëtim inaugurues që zgjati rreth një orë. Tramvaji u nis nga Aeroporti i Cyrihut dhe përshkoi lagjet Oerlikon dhe Seebach, përpara se të kthehej sërish në aeroport. Në udhëtimin simbolik morën pjesë rreth 60 përfaqësues të industrisë së udhëtimeve dhe aviacionit.
Të ftuarit u përshëndetën nga drejtori financiar i Chair Airlines, Christof Aregger.
Si pjesë e fushatës, Chair Airlines ka lansuar edhe një konkurs në rrjetet sociale. Personat që identifikojnë tramin e brenduar mund të postojnë një fotografi ose video, të përdorin hashtagun #ChairTram dhe të etiketojnë kompaninë.
Çdo muaj do të dhurohen 1×2 fluturime me Chair Airlines, ndërsa fushata do të zgjasë deri në fund të prillit 2026.
Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an
E-Diaspora
-
SHBA
Oficeri i FSK-së në SHBA nderohet me dy çmime në kursin e Ushtrisë Amerikane Nëntoger Kushtrim Fazliu u vlerësua si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike dhe për... -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027 -
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më të riun e kishte futur në bagazh -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor, arsyeja kryesore për mbështetjen e sigurimeve zvicerane për paaftësinë Numri i personave që marrin mbështetje për rehabilitim profesional sipas skemës së sigurimit të paaftësisë u... -
Zvicra e para për besimin në institucione -
Aplikacioni i ri ndihmon aplikantët të përgatiten për provimin e shtetësisë zvicerane -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të kthehet në mënyra fitimprurëse -
Skema e kompensimit për fshatin zviceran të goditur nga rrëshqitjet e dheut po sfidohet















