Futboll
Muriqi i lumtur me golat dhe formën e tij
Gjithnjë shpresoj për më shumë gola. Shpresoj se mund ta ndihmoj Mallorcan me më shumë gola”, u shpreh Vedat Muriqi
Vedat Muriqi shënoi golin e 15-të në La Liga, në ndeshjen ndaj Sevillas, të fituar 4-1 nga Mallorca.
Pas takimit, sulmuesi dardan u shpreh i lumtur.
“Ishte ndeshje vitale për ne. Është dashur të fitojmë dhe shfaqëm intensitet që nga minuta e parë. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme dhe bindëse. Shpresojmë për të tjera.
Që nga fillimi kemi bërë presion lart dhe jemi mbrojtur shumë mirë. Dua të uroj David Lopezin, që bëri punë fantastike. Është dukur që e ka veshur fanellën e Mallorcas për dhjetë vjet.
Gjithnjë shpresoj për më shumë gola. Shpresoj se mund ta ndihmoj Mallorcan me më shumë gola”, u shpreh Muriqi, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











