Futboll
UEFA vlerëson arbitrimin shqiptar: Emanuela Rusta delegohet në çerekfinale evropiane
UEFA delegon Emanuela Rustën në çerekfinalet e Women’s Europa Cup
UEFA ka vlerësuar edhe një herë arbitrimin shqiptar, duke përzgjedhur gjyqtaren Emanuela Rusta për të drejtuar një ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare. Rusta do të jetë në krye të sfidës çerekfinale të Women’s Europa Cup mes Nordsjælland dhe Eintracht Frankfurt, transmeton albinfo.ch.
Takimi do të zhvillohet këtë të mërkurë, në stadiumin Right to Dream Park, me fillim nga ora 18:00.
Në këtë ndeshje, Emanuela Rusta do të asistojë nga gjyqtaret anësore Mirjeta Salla dhe Sandra Nigulis, ndërsa rolin e arbitrit të katërt do ta mbajë Florian Lata.
Ky emërim në një fazë kaq të avancuar të kompeticionit vjen si rezultat i paraqitjeve pozitive dhe konsistente të Rustës në arenën ndërkombëtare. Arbitrja shqiptare vijon të jetë pjesë e listës elitare të gjyqtarëve të UEFA-s, duke përfaqësuar me profesionalizëm dhe sukses arbitrimin shqiptar në ndeshje me nivel të lartë konkurrimi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë Përfaqësia diplomatike sqaron se votat me postë duhet të dërgohen në adresën e përcaktuar nga KQZ-ja,... -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival” -
Harvard
Yll Sadiku përfundon studimet Master në Harvard Law School -
Itali
Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” mbyll vitin shkollor me festë dhe teatër kushtuar Skënderbeut -
Berlin
Opera “Syrigana” rikthehet në Berlin, pjesë e ekspozitës së Petrit Halilajt
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo Solothurni njihet për lidhjen e tij të pazakontë me numrin 11, i cili është bërë pjesë... -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau -
Rrëzohet një aeroplan pa motor në Schwyz, vdes piloti















